LAJMI I FUNDIT:

E kritikuan për shpenzime dhe rënie të funtes, Truss: Është dashur më mirë ta përgatis terrenin

E kritikuan për shpenzime dhe rënie të funtes, Truss: Është dashur më mirë ta përgatis terrenin

Kryeministrja britanike Lizz Trus po tenton ta qetësojë partinë e saj si dhe opinionin, duke thënë se është dashur të bëjë më shumë për ta përgatitur “më mirë terrenin”, duke tentuar të minimizojë reaksionet e tregut, ku si pasojë funta ka rënë në nivelin më të ulët, kurse është rritur huamarrja e qeverisë.

Në ditën e parë të konferencës vjetore të partisë në pushtet, asaj Konservatore, Truss e cila ka ardhur në pushtet në më pak se një muaj, ka zbutur paksa tensionet duke tentuar ta bindë opinionin se do të kujdeset për ta gjatë dimrit të vështirë, për të cilin të gjithë po alarmojnë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ajo edhe kësaj radhe i qëndroi “planit të saj të rritjes”, që investitorët dhe ekonomistët e kritikuan për shkak të shpenzimeve shtesë prej një miliard funtesh, duke zbuluar shumë pak detaje.

“E kuptojë brengën e tyre për atë se çfarë ka ndodhur. I qëndroj pakos që e kemi miratuar dhe i qëndroj asaj që shpejtë e kemi paralajmëruar pasi është dashur të veprojmë, por e pranoj se është dashur të përgatisim më mirë terrenin”, tha për BBC, Truss.

Kryeministrja e re britanike erdhi në pushtet në kohën kur vend po ballafaqohet me probleme të shumta, duke filluar nga energjia elektrike e deri të rritja e pakënaqësisë së qytetarëve për shkak të ngritjes së çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori