LAJMI I FUNDIT:

E konsideruar shpesh si ‘gruaja më e bukur në botë’ – ndërron jetë ylli italian i ekranit, Gina Lollobrigida

E konsideruar shpesh si ‘gruaja më e bukur në botë’ – ndërron jetë ylli italian i ekranit, Gina Lollobrigida

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja italiane Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950-1960.

E përshkruar shpesh si “gruaja më e bukur në botë”, filmat e saj përfshinin Beat the Devil, Hunchback of Notre Dame dhe Crossed Swords.


Ajo luajti së bashku me emra si: Humphrey Bogart, Frank Sinatra, Rock Hudson dhe Errol Flynn.

Karriera e saj u zbeh në vitet 1960 dhe ajo u zhvendos në fotografi dhe politikë.

Ajo vdiq në një klinikë të Romës, tha ish-avokatja e saj Giulia Citani për agjencinë e lajmeve Reuters.

Luigina Lollobrigida lindi më 4 korrik 1927. Vajza e një prodhuesi mobiljesh, Gina i kaloi vitet e adoleshencës duke shmangur sulmet e bombardimeve të kohës së luftës përpara se të studionte skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura të Romës.

Një zbulues talentesh i ofroi asaj një audicion në Cinecitta – në atë kohë studioja më e madhe e filmit në Evropë dhe në lulëzimin e Italisë “Hollywood on the Tiber”.

Në vitin 1947, ajo hyri në konkursin e bukurisë Miss Italia – një konkurs që nisi shumë karriera të dukshme – dhe doli e treta. Dy vjet më vonë, ajo u martua me një mjekun slloven, Milko Skofiç.

Duke shmangur Hollywood-in, Gina punoi në Francë dhe Itali – duke bërë filma të tillë si “The Wayward Wife and Bread”, “Love and Dreams”.

Filmi i saj i fundit i madh – së bashku me David Niven në King, Queen, Knave – erdhi në vitin 1972. Pati zemërime në xhirime dhe prodhimi u ndal tre herë për “probleme misterioze”.

Lollobrigida gjithashtu mori disa pjesë në seritë televizive amerikane – duke përfshirë “Falcon’s Crest” dhe “Love Boat”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori