LAJMI I FUNDIT:

E ka ëndërruar qysh si fëmijë nga disa pamje që ia shfaqi babai i tij – Dubois e ka sonte rastin të bëhet kampion bote në duelin ndaj Usyk

E ka ëndërruar qysh si fëmijë nga disa pamje që ia shfaqi babai i tij – Dubois e ka sonte rastin të bëhet kampion bote në duelin ndaj Usyk

Daniel Dubois mund të kujtojë momentin kur filloi të ëndërronte të bëhej kampion bote në peshën e rëndë.

Tani luftëtari britanik ka shansin për ta bërë atë ëndërr realitet kur të përballet në Poloni me kampionin e WBA, IBF dhe WBO, Oleksandr Usyk.


Boksieri 25 vjeçar ishte një fëmijë kur babai i tij, Dave, ngarkoi një video nga një duel ku Lennox Lewis shihej duke rrahur Frank Bruno dhe kjo e magjepsi të riun.

Sonte zhvillohet super dueli mes Usyk dhe Dubois: Ora dhe vendi ku zhvillohet lufta për katër titujt
Lexo po ashtu Sonte zhvillohet super dueli mes Usyk dhe Dubois: Ora dhe vendi ku zhvillohet lufta për katër titujt

“Unë isha fëmijë dhe babai im më tregonte histori për kampionët e botës në peshën e rëndë”, ka thënë Dubois. “Pastaj një ditë babai im vendosi një video të Lennox Lewis kundër Frank Bruno në televizorin tonë. Ajo luftë ishte momenti kur e dija se doja të bëhesha kampion bote”.

“Vetëm duke parë titullin e botës dhe çfarë do të thoshte ai më bëri të pasionuar pas boksit. Dukej si gjëja më e mirë në botë. Ne do të shikonim edhe luftimet e vjetra të Mike Tyson, ai po rrëzonte njerëzit dhe më pas duke e parë atë duke marrë rripat, e dija që doja që një ditë të isha unë”.

Sa para do të fitojnë Usyk dhe Dubois nga dueli i sontëm
Lexo po ashtu Sa para do të fitojnë Usyk dhe Dubois nga dueli i sontëm

“Ato ditët e hershme filluan të më tregonin se sa do të thoshte titulli i botës dhe që prej atëherë është me mua ajo ndjenjë. Tani është koha për të jetuar atë moment. Tani është koha ime që më në fund të marr rripat”, ka shtuar më tej ai

Që Dubois të arrijë këtë ëndërr, atij do t’i duhet të bëjë një nga befasitë më të mëdha të boksit. Londinezi duhet t’i jap fund serisë së pamposhtur të Usykut të shkëlqyer dhe magjepsës, i cili mundi dy herë me lehtësi Anthony Joshuan.

Dubois mund ta bëjë këtë edhe me një trajner të ri. Shane McGuigan e kishte marrë atë pas humbjes së tij kundër Joe Joyce dhe me sa duket po e drejtonte atë në drejtimin e duhur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori