LAJMI I FUNDIT:

E jashtëzakonshme: Trajnon bletët për mjaltë kanabisi

E jashtëzakonshme: Trajnon bletët për mjaltë kanabisi

Një qytetar francez 39 vjeçar dhe i cili njihet me nofkën Nicolas Trainerbees, ka 20 vjet që është duke u marr me rritjen e bletëve.

Por, gjatë këtyre viteve ai i ka trajnuar bletët e tij për të bërë mjaltë nga pothuajse gjithçka. E së fundmi ai ka trajnuar bletët e tij për të bërë mjaltë kanabisi.


Francezi e quan veten avokat të vetive medicinale të kanabisit dhe tash vonë ka kërkuar edhe legalizimin e tij.

“Cannamjaltë” është emri që Nikolas i ka lënë mjaltës së tij të bërë nga kanabisi.

“I kam trajnuar bletët të bëjnë shumë gjëra, si p.sh të mbledhin sheqer nga frutat në vend që të përdorin lulet. Cannamjalti ka aromë dhe ngjyrë lulesh, nuk tymoset dhe është i mirë për shëndetin”, tregon Nikolas.

Në kuadër të kësaj, Nikolas tashmë është bërë i famshëm edhe në rrjetet sociale. Francezi ka mbi 4300 ndjekës në Facebook dhe 700 në Instagram. /Telegrafi/

nikolasii
12745726_10153896896029836_8751221406309672521_n12694488_1219779104717043_2770815275309520012_o