LAJMI I FUNDIT:

“E hëna e kaltër”: A është 18 janari dita më depresive e vitit?

“E hëna e kaltër”: A është 18 janari dita më depresive e vitit?

Çdo vit, e hëna e tretë e janarit quhet “E hëna e kaltër”dhe këtë vit përkoi me 18 janarin.

Sipas kësaj teorie, në këtë ditë të vitit ne jemi të gjithë të ftohtë, pa para në xhep dhe të ngarkuar me ndjesi faji nga gjithë ç’ndodhi në fundvit. Ndjesia e festave është larguar dhe gjithë çfarë mbeti janë përpjekjet e vazhdueshme për të hequr kilet e marra, për të pirë më pak alkool dhe për t’u bërë njeri më i mirë.

Por, a është në të vërtet ‘E hëna e kaltër’ dita më depresive e vitit apo thjesht një strategji marketingu?

Ky koncept u krijua fillimisht në 2005-ën, nga psikologu Cliff Arnall. Ai erdhi me një formulë që “shpjegonte” faktorët që ndikojnë në të hënën e kaltër. Kushtet e motit, borxhet e marra për festa, shpenzimet, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më të tmerrshme.

Gjithsesi, psikologë të tjerë thonë se ka një sërë arsyesh për të besuar se “E hëna e kaltër” është e pakuptimtë.

Kjo teori, pavarësisht vërtetësisë së saj, ka rezultuar fantastike si strategji marketingu. Njerëzit “kurojnë” depresionin e këtyre 24 orëve përmes ushqimeve të mira, trajtimeve të bukurisë apo blerjes së rrobave të reja.

“E hëna e kaltër”, e pakuptimtë ose jo të paktën nxjerr në pah një problem si vetmia dhe i bën njerëzit të flasin me zë të lartë për depresionin. Çfarë ka rëndësi është të ndërveproni me të tjerët, qoftë edhe duke i ofruar një filxhan kafeje gjatë pushimit në punë. Nëse përballuam 2020-ën, “dita më e tmerrshme e vitit” është thjesht një e hënë e zakonshme! /Anabel/The Independent/The Scotsman/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori