LAJMI I FUNDIT:

E godet me grusht në rrugë studenten, policia franceze arreston sulmuesin (Video, +18)

E godet me grusht në rrugë studenten, policia franceze arreston sulmuesin (Video, +18)

Policia franceze ka arrestuar burrin e dyshuar që kishte goditur një femër në Paris, kurse ai sulm kishte shkaktuar reagime të ashpra tek qytetarët pasi pamjet e atij momenti ishin publikuar në rrjetet sociale, shkruan Reuters.

Videoja shfaq studenten Mari Lager që sulmohet brutalisht, kurse rasti i saj i ka paraprirë përpilimit të një ligji që dënon me shuma të majme të gjithë personat që seksualisht apo fizikisht abuzojnë femrat nëpër rrugët e Francës, transmeton Telegrafi.

Një kalimtar rasti është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e gjuajtur me taketuke të duhanit studenten, dhe kur ajo kthehet ai pa u menduar dy herë e godet në fytyrë dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Lager ka pranuar se këtij burri i kishte thënë të ndalet pasi vazhdimisht i fishkëllente nëpër rrugë. Ndërkaq policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që aktualisht është në paraburgim.

Pas publikimit të kësaj video në rrjetet sociale, deputetët francezë kanë miratuar një ligj me të cilën shqiptohen dënimet deri në 750 euro për të gjitha ata që keqtrajtojnë apo ngacmojnë seksualisht kalimtaret e rastit nëpër rrugë. /Telegrafi/