LAJMI I FUNDIT:

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira pantotenike, piridoksina, biotina, thartira folike dhe grupi i komponentëve që duhen koalamine, shkurtimisht i quajmë B12

Ato ndihmojnë në gjëra të ndryshme siç janë dhënie e energjisë trupit dhe përkrahje e qelizave të shëndetshmem.


Lajm i keq është ai që trupi ynë nuk mund të depozitojë vitaminën B, andaj na është e domosdoshme që vazhdimisht nga fillimi ta marrin më sasi të caktuara.

Lajm i mirë është që pothuajse të gjitha vitaminat B mund t’i marrim shpejt dhe çdo ditë në shtojca multivitaminash.

Çdo vitaminë nga kompleksi ka funksionin e vet dhe merret nga burime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

B1 – tiamina

Gjendet në drithëra, kokrra, arra dhe mish. I ndihmon punës së sistemit nervor dhe trurit, por ndihmon edhe prodhimin e energjisë nga ushqimi.

B1 – riboflavina

Gjendet në vezë, në perime të gjelbra dhe në peshq. I ndihmon prodhimit të energjisë në nivel qelizor, metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.

B3 – niacina

Gjendet në qumësht, peshq, vezë dhe në kokrra gruri. I ndihmon shëndetit të qelizave dhe e mban lëkurën tuaj të shëndetshme.

B5 – thartira pantotenike

Gjendet në mish, thjerrëza, vezë dhe qumësht. I ndihmon metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, mirëpo prodhon edhe kolesterinë, hormone dhe yndyra esenciale.

Vitaminat e grupit B dhe migrena
Lexo po ashtu Vitaminat e grupit B dhe migrena

B6 – piridoksina

Gjendet në mish, peshq, arra dhe banane. I ndihmon prodhimit të energjisë nga ushqimi, prodhimit të rruazave të kuqe të zorrëve dhe punës së sistemit nervor.

B7 – biotina

Gjendet në vezë, qumësht dhe banane. I ndihmon metabolizmit të karbohidrateve dhe yndyrave, shëndetit të lëkurës, punës së sistemit nervor, metabolizmit dhe qelizave.

Mungesa e kësaj vitamine mund t'ju bëj të harroni se ku i lini gjërat
Lexo po ashtu Mungesa e kësaj vitamine mund t'ju bëj të harroni se ku i lini gjërat

B9 – thartira folike

Gjendet në perime me fletë të gjelbra, pemë dhe thjerrëza. I ndihmon rritjes së qelizave dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë.

B12 – kolabamina

Gjendet në guaca, mëlçi, peshq dhe qumësht. I ndihmon metabolizmit të hidrokarbureve, proteinave dhe yndyrave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori