LAJMI I FUNDIT:

E gjen belaja korçarin që shantazhonte ish-të dashurën me xhirime seksi

E gjen belaja korçarin që shantazhonte ish-të dashurën me xhirime seksi

Një muaj pasi është ndarë nga e dashura e tij, një 21-vjeçar nga Korça e ka kërcënuar atë me publikimin e fotove nudo dhe skenave të nxehta gjatë marrëdhënieve seksuale mes tyre. Për të mos e bërë këtë, ai ka kërkuar prej saj pagimin e një shume prej 800 mijë lekësh.

I akuzuari si autor i këtij veprimi është Jenis Lika, i cili po gjykohet në Gjykatën për Krimet e Rënda për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënien e pasurisë”.


“Panorama” ka siguruar dosjen e Prokurorisë për këtë rast, ku zbardhen detajet e “gjobëvënies” së të riut, i cili u nda nga e dashura pasi nuk pranoi faktin që ajo të kryente studimet e larta në Tiranë.

Në kallëzimin e depozituar më 11 shkurt 2017, kallëzuesja me iniciale B. I. ka sqaruar se kish pasur një lidhje dashurie me të pandehurin në periudhën maj-tetor 2016, gjatë së cilës kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale. Në muajin tetor, të dëmtuarës i ka dalë e drejta e studimit në shkollën e lartë në Tiranë. Jenisi nuk ka qenë dakord që ajo të vazhdonte shkollën, pasi i kishte thënë se nuk do të kthehej më në Korçë dhe për këtë arsye ata i kanë shkëputur kontaktet.

Në muajin nëntor 2016, pasi ata i kishin ndërprerë kontaktet, Jenisi ka telefonuar të dëmtuarën dhe duke i thënë se duhet t’i jepte 800 mijë lekë të reja, e kërcënonte se në të kundërt do t’i publikonte në rrjetet sociale fotot intime që kishin bërë bashkë. E dëmtuara, duke e ditur ekzistencën e këtyre fotove, i ka thënë Jenisit se nuk kishte përse t’i publikonte. Jenisi ka vazhduar të këmbëngulë se, po të mos i jepte paratë, do t’i shpërndante fotot në Instagram. Këtë kërcënim Jenisi ia bënte një herë në dy–tri ditë.

Në muajin dhjetor të vitit 2016, pasi e dëmtuara nuk ka pranuar t’i japë shumën e lekëve, Jenis Lika ka hapur një llogari me gjeneralitetet e saj në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar foto normale të saj, si dhe foto nudo e foto duke kryer marrëdhënie seksuale. Këto foto i kanë shkuar dhe të dëmtuarës në Instagram. E dëmtuara, pasi i ka parë këto foto, ka telefonuar Jenisin, i cili i ka thënë “derisa të më japësh paratë, do t’i publikoj fotot dhe do të shkatërroj ty dhe familjen”. Fotot janë parë edhe nga shoqëria e të dëmtuarës dhe të afërmit e saj. Sipas Prokurorisë, një kushëri i të dëmtuarës ka takuar Jenisin dhe ky i fundit e ka mbyllur këtë llogari në Instagram.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, i pandehuri nuk është mjaftuar vetëm me kërcënimin e ish-të dashurës, por ka kërcënuar edhe motrën e saj. Pasi ka mbyllur llogarinë në Instagram, ai ka vijuar t’i dërgojë SMS, pasi e dëmtuara nuk i ka hapur telefonin. Mesazhet kanë qenë me tekst fyes dhe kërcënues, duke i kërkuar që t’i hapte telefonin dhe t’i dërgonte paratë deri në fund të muajit.

Më 11 shkurt 2017, kohë kur e dëmtuara kishte ndërruar telefon, ai ka mundur t’i gjejë numrin përmes motrës së saj. Më vonë, motra e kallëzueses i ka treguar se i pandehuri i kishte shkruar duke i thënë “thuaji motrës që po nuk m’i solli lekët deri në datë 20 të këtij muaji, unë do ta shkatërroj. Ty do të të ndaj nga burri se e di se je pika e dobët e saj”. Pas këtij momenti e dëmtuara ka vendosur ta kallëzojë të pandehurin.

E dëmtuara ka sqaruar se gjatë kohës që ka qenë e lidhur me Jenisin, një djalë që nuk ia kujtonte emrin i shkruante duke e ngacmuar në Facebook. Sipas saj, Jenisi i ka thënë se do të shkonte ta takonte që të mos i shkruante më mesazhe. Më pas, Jenisi i ka thënë të dëmtuarës se ishte zënë me atë djalë dhe e kishin futur në burg. Ai i ka thënë se kishte marrë para borxh për të dalë nga burgu dhe tani këto para duhet t’i paguante e dëmtuara.

Prokuroria ka në dosje edhe një përgjim telefonik të të pandehurit Lika, të kryer më 15 shkurt 2017. Ai ka telefonuar kallëzuesen në numrin e saj, ku e ka kërcënuar sërish për t’i dhënë shumën prej 800 mijë lekësh brenda datës 20 të atij muaji.

“Po ashtu, shtetasi nën hetim i ka thënë të dëmtuarës se do të ikte për Greqi dhe paratë kur t’i bënte, t’ia dërgonte me bankë ose do të dërgonte dikë që t’i merrte”, thuhej në dosjen e gjykatës. /Panorama/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori