LAJMI I FUNDIT:

E fejuara e Aaron Carter flet pas vdekjes së tij: Kam bërë gjithçka për ta ndihmuar

E fejuara e Aaron Carter flet pas vdekjes së tij: Kam bërë gjithçka për ta ndihmuar

E fejuara e Aaron Carterit, Melanie Martin, tha se zemra e saj është “plotësisht e thyer” pas lajmit për vdekjen e tij në moshën 34-vjeçare.

Ai u gjet pa shenja jete në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni të shtunën.


Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Melanie dhe Aaron (Foto: Wire Image)

Duke folur pas lajmit tronditës, Martin – e cila ndan djalin 11-muajsh Prince me këngëtarin e ndjerë – tha se e dinte se ai ishte “duke luftuar” përpara vdekjes së tij.

“Zemra ime është thyer plotësisht pas vdekjes së të fejuarit tim Aaron. E dija se ai po luftonte dhe u përpoqa gjithçka për ta ndihmuar”, tha modelja 30-vjeçare për People.

Partnerja e Aaron Carter, Melanie Martin shihet duke qarë jashtë shtëpisë së tij pas lajmit për vdekjen e artistit
Lexo po ashtu Partnerja e Aaron Carter, Melanie Martin shihet duke qarë jashtë shtëpisë së tij pas lajmit për vdekjen e artistit

“Ai ka një personalitet shumë të pavarur dhe të fortë, dhe unë nuk mund ta ndihmoja atë në mënyrën se si ndjeja se kishte nevojë për të”.

“Do të doja vetëm të kisha më shumë njerëz për të më ndihmuar me të. Tani do ta rris djalin tonë si nënë beqare dhe kjo është dita më e keqe e jetës sime, por duhet të jem e fortë për djalin tonë. Jam e shkatërruar”, shtoi ajo.

Aaron Carter (Foto: Getty Images)

Martin ngarkoi një video të TikTok të saj duke qarë në makinën e saj pak pasi u publikua lajmi për vdekjen e Carter. Ajo u pa në lot jashtë shtëpisë së tij atë ditë.

Më vonë ajo ndau një deklaratë në lidhje me vdekjen e interpretuesit.

Melanie (Foto: TikTok)

“Ne jemi ende në proces të pranimit të këtij realiteti fatkeq”, thuhej në deklaratë. “Mendimet dhe lutjet tuaja vlerësohen shumë”.

Çifti fillimisht filloi lidhjen në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/

Melanie Martin (Foto: TikTok)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori