LAJMI I FUNDIT:

E ëma e Kacifasit, thirrje te varri i të birit: Shfarosini, Vorio Epiri është tokë greke

E ëma e Kacifasit, thirrje te varri i të birit: Shfarosini, Vorio Epiri është tokë greke

Në fshatin Bularat ka përfunduar ceremonia përkujtimore e njëvjetorit të vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas. Të pranishëm ishin familjarët e të ndjerit, i cili humbi jetën vitin e shkuar ku me armë në dorë qëlloi mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë.

Viktima u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll.

Siç raportojnë mediat shqiptare, përvjetori i vrasjes së Kostandinos Kacifas një vit më parë në Bularat të Gjirokastrës, solli brenda 24 orëve të fundit 1800 shtetas grekë në territorin shqiptarë. 7 personave u është refuzuar hyrja për shkak se nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit, ndërsa tre të tjerë kanë qenë të shpallur non grata dhe janë kthyer pa në kufi.

Në mesin e të kthyerve është edhe një nga ekstremistët grek, Babis Karathano, aktivitet i organizatave të Vorio-epirit, i cili u kthye mbrëmjen e djeshme nga autoritetet, një personazh në hetim nga prokuroria shqiptare për incidentet e një viti më parë në varrimin e Kacifas. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë.

Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila morri zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.

Në ceremoninë përkujtimore, familjarët nuk kanë lejuar median shqiptare, por vetëm atë greke. “Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni” bërtet i afërmi në shqip. Më pas flet në greqisht: “Jeni turq, vrasës”. Në ceremoninë përkujtimore veç të afërme të të ndjerit kanë mbërritur edhe konsulli grek, Kakisis.

Ndërkohë që bëhet fjalë për një ceremoni përkujtimore, nëna e ekstremistit grek Kostas Katsifas, i neutralizuar teksa qëllonte me breshëri ndaj policisë nuk i ka kursyer fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ka thënë ajo.

Për të parë videon klikoni KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten

​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten"

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kalo në kategori