LAJMI I FUNDIT:

A e dini se cili qytet ka më shumë kafene në botë? Arriti shifrën prej 9.000

A e dini se cili qytet ka më shumë kafene në botë? Arriti shifrën prej 9.000

Dy vjet më parë, ishte në krye të listës së qyteteve me numrin më të madh të kafeneve, duke kaluar Tokion dhe Londrën

Thuhet se Shangai është në një “lidhje të veçantë dashurie me kafenë”.

Kultura e vizitës së kafeneve në qytet po zhvillohet prej vitesh, por ajo përjetoi ekspansion pas Covid-it. Atëherë, vendasit e pranuan jetën në natyrë, duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen.


Duke qenë se oferta është e madhe, edhe konkurrenca është e madhe, ndaj shumë pronarë dhe drejtues kafenesh janë të shqetësuar për të ardhmen.

Një nga pronaret e kafeneve në Shangai theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, se i është futur biznesit, por këshilla e saj për pronarët e ardhshëm të kafeneve është që të mendojnë para se të hyjnë në një biznes kaq serioz, sepse të ardhurat në krahasim me investimet janë minimale.

Në Shangai, “të shihesh” në një kafene konsiderohet moderne dhe urbane, sidomos tek brezat e rinj, transmeton Telegrafi.

Siç theksohet nga banorët, qyteti është kozmopolit, ndërkombëtar, tregtar, ku ka traditë të pihet kafe në kafene.

Gjatë vitit të kaluar, tregu kinez i kafesë u vlerësua në më shumë se 35 miliardë dollarë amerikanë. Ai po zgjerohet dhe parashikohet të rritet me 13 miliardë dollarë të tjerë.

Në Kinë, tregu i kafeneve të markave shënoi rritje, me rreth 58 për qind, deklaroi World Coffee.

Në Shangai, hapësira që përdoret gjatë ditës si kafe, kthehet në bar gjatë natës për shkak të kostos së lartë të marrjes me qira të hapësirës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Stil
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Bëje vet
Si t’i lani atlete në rrobalarëse: Mos harroni një qese plastike - ja pse!

Si t’i lani atlete në rrobalarëse: Mos harroni një qese plastike - ja pse!

Bëje vet
Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Ku pulson erotizmi i botës? Burrat mesdhetarë kryesojnë si partnerët më të dëshiruar në botë

Stil
Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

Sa lapsa numëron në këtë foto? Më shumë se 70% nuk ia dalin

Stil
Shenjat e horoskopit që sabotojnë vetë lumturinë: Çfarë betejash të brendshme përjetojnë?

Shenjat e horoskopit që sabotojnë vetë lumturinë: Çfarë betejash të brendshme përjetojnë?

Astrologji
Kalo në kategori