LAJMI I FUNDIT:

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Ky truk befasues mund të jetë zgjidhja ideale për problemet tuaja me Wi-Fi, por a funksionon me të vërtetë apo është thjesht një mit tjetër teknologjik?

Në këtë epokë të internetit, pothuajse e kemi të pamundur të jetojmë në një shtëpi pa Wi-Fi, por ndodh shpesh që rrjeti të ngadalësohet, shkruan ReadersDigest.


Por, ekziston një këshillë teknologjike e aprovuar nga shkenca që premton t’u japë fund problemeve tuaja me Wi-Fi dhe zgjidhja është një produkt kuzhine që me shumë gjasa e keni në shtëpinë tuaj.

Sipas raportimeve, folia e aluminit që e përdorni për qëllime të tjera në kuzhinë mund të përdoret për të përmirësuar rrjetin.

Nëse e vendosni në mënyrë strategjike pas ruterit të Wi-Fi-s, mund të jeni vetëm një hap më afër për të eliminuar lidhjet e ngadalta të internetit.

Por, para se të shpjegojmë se si duhet ta përdorni letrën e aluminit, së pari ju duhet një sfond i vogël për sinjalet e Wi-Fi-s.

Sinjalet vijnë nga antena e ruterit tuaj, që më pas krijon lidhjen mes telefonit inteligjent, kompjuterit tuaj dhe tek pajisjet e tjera elektronike.

Për të arritur të gjitha pajisjet në shtëpinë tuaj, këto sinjale sillen si valë radioje ose drite, duke u përhapur për të mbuluar çdo hapësirë të disponueshme.

Fatkeqësisht, kjo mund t’i bëjë sinjalet më pak efikase, të dobësojë lidhjen dhe të jetë një nga arsyet pse interneti juaj është i ngadalshëm.

Duke vendosur një letër alumini rreth ruterit, ju mund të formësoni si të doni rrjedhën e sinjaleve të Wi-Fi-s, në mënyrë më efektive.

Ana me shkëlqim e fletës së aluminit do të pasqyrojë rrezet që vijnë nga antena dhe do t’i drejtojë ato në një vend të caktuar. Nga atje, gjithçka që duhet të bëni është të rregulloni drejtimin e kurbës së fletës për të drejtuar sinjalin drejt pjesëve të shtëpisë tuaj ku keni nevojë për lidhje më të mirë interneti (si dhoma juaj e ndenjes, dhoma gjumi ose zyra).

Për këtë truk garantojnë edhe ekspertët e universiteti të lartë amerikan, Dartmouth College.

Krejt çka duhet të bëni është të prisni një copë letër alumini, dhe atë copëz vendoseni prapa ruterit tuaj dhe mbështillni edhe antenat në këtë formë sikurse në imazhin e mëposhtëm.

Pasi ta keni bërë këtë truk, testoni shpejtësinë e internetit në shtëpinë tuaj.

Në trend Stil

Më shumë
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Si të lajmë lodrat prej pelushi

Si të lajmë lodrat prej pelushi

Këshilla dhe ide
Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Pesë mënyra elegante për të rinovuar një banjë të modeluar sipas hoteleve dhe restoranteve më të mira

Rregullimi i shtëpisë
Kalo në kategori