LAJMI I FUNDIT:

“E di të vërtetën”, Kate Moss zbulon pse zgjodhi të fliste në gjyqin e Johnny Depp kundrejt Amber Heard

“E di të vërtetën”, Kate Moss zbulon pse zgjodhi të fliste në gjyqin e Johnny Depp kundrejt Amber Heard

Kate Moss ka folur sërish për gjyqin e Johnny Depp kundrejt Amber Heard, ku tha se e ka mbështetur ish-partnerin duke thënë të vërtetën.

Moss, 48-vjeçe, dëshmoi në mbrojtje të Depp, 59-vjeçar, gjatë padisë kundër Heard, 36-vjeçe, meqenëse aktorja e “Aquaman” përmendi thashetheme se aktori e kishte shtyrë modelen nga shkallët ndërsa ishin në lidhje.


Depp fitoi padinë kundër Heard muajin e kaluar dhe u hodh poshtë artikulli i artistes, të cilën e shkroi në Washington Post në vitin 2018.

Foto: Ke.Mazur/WireImage

Duke folur në Desert Island Discs të BBC Radio 4, Moss i tha prezantueses Lauren Laverne: “Unë e di të vërtetën për Johnny. E di që ai kurrë nuk më ka rrëzuar nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë”.

Moss, e cila u bë e famshme në vitet 1990, ishte në një lidhje me aktorin hollywoodian midis 1994 dhe 1998.

Kate Moss dëshmon në gjyqin Heard-Depp, mohon pretendimet e Amberit se Johnny e rrëzoi atë nga shkallët kur ishin në lidhje
Lexo po ashtu Kate Moss dëshmon në gjyqin Heard-Depp, mohon pretendimet e Amberit se Johnny e rrëzoi atë nga shkallët kur ishin në lidhje

Ajo mbështeti ish-partnerin e saj pasi Depp e paditi Heardin për 50 milionë dollarë për një artikull që ajo shkroi me pretendimin se ‘ishte viktimë e dhunës në familje’, përkundër se nuk e përmendi Johnnyn.

Foto: AP

Gjatë dëshmisë, që zgjati pak më shumë se dy minuta, Moss tha se Depp nuk e kishte ‘shtyrë, shkelmuar apo hedhur’ në asnjë shkallë derisa ata ishin bashkë.

“Ndërsa dola nga dhoma rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën dhe bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur”.

“[Depp] u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe kërkoi kujdes mjekësor”, u shpreh më tej Moss. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori