LAJMI I FUNDIT:

E dëshmon edhe shkenca: Aq më shumë kohë që shpenzoni me prindërit, aq më gjatë do të jetojnë

E dëshmon edhe shkenca: Aq më shumë kohë që shpenzoni me prindërit, aq më gjatë do të jetojnë

Shkencëtarët shpeshherë dinë si të na mahnitin me zbulime të rëndësishme. P.sh., hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si t’ua shtoni disa vite jetë prindërve dhe t’ua bëni jetën më të mirë

Reklama

Sipas tyre, ‘receta’ për këtë është shumë e thjeshtë.

Siç duket, vetmia luan rol kyç në shpejtimin e procesit të plakjes dhe është e ndërlidhur me vdekjen. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve të vjetër me një moshë mesatare prej 71  vjet. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk ishin konsideruar.

Vetëm vetmia ishte marrë parasysh, transmeton Telegrafi.

Përgjatë gjashtë viteve me hulumtime, vetëm 14 për qind e njerëzve të vjetër të cilët ishin vizituar rregullisht nga të afërmit e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23 për qind të personave të vjetër që nuk kishin pasur vizitorë familjarë.

Aq më shumë që plaken njerëzit, aq më shumë i japin rëndësi lidhjes së tyre me familjen. Ndërsa, fëmijët dhe nipërit e mbesat kërkojnë më pak komunikim me gjeneratat e vjetra.

Në përgjithësi, të vjetrit janë më tolerantë ndaj të metave që i kanë miqtë dhe familjarët e tyre. Ata janë gjithmonë gati të ndajnë eksperiencën dhe mençurinë e tyre me të rinjtë, e gjithashtu tu tregojnë se cilave gjëra ia vlejnë t’ua kushtojmë emocionet tona, e cilave jo.

Ne gjithmonë kërkojmë këshilla nga prindërit apo gjyshërit tanë, kërkojmë receta ose thjesht kemi nevojë për përqafimet e tyre. Prandaj, është e rëndësishme të mbani mend se sa shumë kohë na kanë dhuruar ata dhe se sa shumë kanë nevojë për vëmendjen dhe kujdesin tonë.

Vetëm disa orë në javë, vetëm përmes një telefonate në ditë, ju do t’ua rritni atyre mundësitë për të jetuar një jetë më të gjatë dhe më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Simptomat dhe diagnostifikimi i infeksionit me Helicobacter Pylori - këshilla nga doktoresha Aida Polloshka

Simptomat dhe diagnostifikimi i infeksionit me Helicobacter Pylori - këshilla nga doktoresha Aida Polloshka

Elita Plus
Pse duhet të hani më shumë shegë

Pse duhet të hani më shumë shegë

Ushqim i shëndetshëm
Migrena – vitaminat dhe mineralet që t’i përdorni në vend të ilaçeve

Migrena – vitaminat dhe mineralet që t’i përdorni në vend të ilaçeve

Nutricion
Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Të njohim produktet
Një simptomë e pazakontë e skizofrenisë që mund të shfaqet disa vite përpara diagnozës

Një simptomë e pazakontë e skizofrenisë që mund të shfaqet disa vite përpara diagnozës

Shëndetësi
Kalo në kategori