LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Mick Jagger nxit thashetheme për fejesën e çiftit

E dashura e Mick Jagger nxit thashetheme për fejesën e çiftit
(Foto: The Fleur Room)

Melanie Hamrick, e dashura e Mick Jagger, ka nxitur thashetheme për fejesën e tyre.

Gjegjësisht, ajo ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet teksa mban një unazë diamanti, ndërsa fansat kanë aluduar se ajo dhe rokeri janë fejuar.


Jagger dhe Melanie filluan të takoheshin në vitin 2014 pas takimit në koncertin e “Rolling Stones” në Tokio. Gjashtë vjet më parë, ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Deveroux.

“Mick ka ndryshuar plotësisht. Ai i ndryshonte shumë të dashurat. Megjithatë, Melanie dhe Deveroux shkojnë në turne me të, kështu që familja është gjithmonë bashkë. Kjo e bën atë të lumtur”, ka thënë një burim për mediat amerikane.

Koreografja dhe balerina amerikane është 35 vjeçare, 44 vjet më e re se muzikanti, i cili është 79 vjeçar, ndërsa gjatë tetë viteve të lidhjes së tyre nuk kanë munguar edhe problemet që kanë çuar disa herë në ndarje dhe ribashkim. /Telegrafi/