LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se Wanda Nara është diagnostikuar me leukemi

Dyshohet se Wanda Nara është diagnostikuar me leukemi

Pasi u zbulua së fundmi se agjentja e futbollit, modelja dhe prezantuesja Wanda Nara ishte shtruar në një spital në Buenos Aires për diçka ‘serioze’, tashmë po thuhet se partnerja e Mauro Icardit është me leukemi.

Gazetari i njohur Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre pohon se disa burime pranë Wanda Naras i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leukemia, shkruan Marca.

Të mërkurën mbrëma, Nara u dërgua në një qendër mjekësore pasi ndjeu një dhimbje të fortë në stomak. Pas kësaj, mjekët vendosën se gjëja më e mirë për të bërë ishte pranimi i saj në mënyrë që ajo t’i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme, duke përfshirë një analizë që sipas mediave argjentinase thoshte se nuk jepte lajme të këqija.


Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Mauro Icardi/Instagram)

Më pas, të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në ‘Sanatorio de Los Arcos’, në Buenos Aires. Pas kësaj, ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor për të gjetur dhe diagnostikuar sëmundjen për të cilën kanë shfaqur shqetësimet të dashurit e saj.

Lanata pohon gjithashtu se, që kur mori vesh lajmin e tmerrshëm për diagnozën e supozuar të leukemisë së Naras, partneri i saj Mauro Icardi dëshiron që ta dërgojë atë në Itali për trajtim.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Mauro Icardi/Instagram)

Icardi ka luajtur pjesën më të madhe të futbollit të tij në Itali dhe është vendi ku ai dhe Nara kaluan pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre, një vend në të cilin ata ndihen më shumë si në shtëpinë e tyre.

Sulmuesi aktualisht është në prag të një transferimi të përhershëm te Galatasaray në Turqi, por duket se dëshiron ta marrë partneren e tij në Itali pasi është një ambient më familjar.

Gjithashtu sipas Lanatas, Wanda sapo kishte përfunduar xhirimet e një episodi të “MasterChef” dhe do të udhëtonte në Ibiza për t’u takuar me motrën e saj Zaira dhe nënën e saj Nora Colosimo, por diagnoza tronditëse ka ndryshuar planet e tyre. /Telegrafi/

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Mauro Icardi/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori