Dyshohet se ia vodhi familjares portofolin me 12 mijë euro, arrestohet një grua në Fushë Kosovë


Një femër është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta në banesën e familjares së saj i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30.
E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mësohet se shuma e parave të vjedhura është mbi 12 mijë euro, të cilat i janë kthyer pronares pas arrestimit të së dyshuarës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































