LAJMI I FUNDIT:

Dybala starton ndaj Torinos?

Dybala starton ndaj Torinos?

Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Mario Lemina pritet që të startojnë në derbin e Torinos.

Ndeshja që fillon nga ora 15:00 i sheh dy skuadrat nga Torino përballë njëra-tjetrës në një superduel të shumëpritur.

Dhe Dybala i cili ishte në dyshim për këtë sfidë për shkak të një dëmtimi muskulor, në 24 orët e fundit është deklaruar i gatshëm.


Mandzukic po ashtu pritet që të startojë në këtë takim, pasi qëndroi në pankinë ndaj Bayernit, teksa Morata do të nxehë stolin përkunër super performancës në Allianz Arena.

Chiellini, Marchisio dhe Caceres janë jashtë ndeshjes, teksa Rugani do të jetë ai që do të hyjë në treshen e mbrojtjes juventine.

Lemina është favorit që të startojë para Hernanesit në mesfushë.

Ky mund të jetë duel historik për Buffonin, i cili nëse nuk pranon gol në katër minutat e para të takimit ndaj Torinos, do të thyejë rekordin e Sebastiano Rossit prej 929 minuta pa pranuar gol në Serie A. /Telegrafi/