Reperi i njohur shqiptar, Capital T, saktësisht dy vite më parë mbajti një nga koncertet më të mëdha në Shqipëri.

Bëhet fjalë për projektin madhështor “Time Capsule” të organizuar në Tiranë, i cili mblodhi rreth dhjetë mijë njerëz përreth trojeve shqiptare.


Në disa nga postimet e bëra në rrjete sociale, Trim Ademi (emri i vërtetë) theksoi se ky ishte një nga projektet që tregon vlerën e një artisti e po ashtu falënderoi të gjithë që e mundësuan këtë.

Screenshot 3 68 Foto: Instagram

“Time Capsule në Tianë. Shtator 2019. Saktësisht dy vite më parë”.

“10 mijë njerëz në publik. Shfaqja më e mirë që është bërë nga ndonjë artist lokal apo ndërkombëtar në territorin tonë. Absolutisht e çmendur. Shumë falënderues për të gjithë që e përkrahën këtë projekt, për të gjithë që morën biletat, këto janë ato gjëra që tregojnë se sa i madh është një artist. Përgjithmonë mirënjohës. Imagjinoni kur të ndodhë në qytetin tim, Prishtinë”, kanë qenë fjalët e tij.

Screenshot 4 59 Foto: Instagram

Një të tillë pritet të organizojë edhe në Prishtinë që mbase do të ndodhë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Screenshot 5 50 Foto: Instagram