LAJMI I FUNDIT:

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë – policia nis hetimet

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë – policia nis hetimet

Dy vdekje të dyshimta raportohet se kanë ndodhur të martën në Prishtinë.

Për të dyja këto raste policia njofton se ka nisur hetimet.


Në raportin e policisë thuhet se njëri nga viktimat ka vdekur në shtëpinë e tij.

“Prishtinë 12.07.2022. Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me këtë rast policia thotë se është konsultuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin policor.

Ndërsa, viktima tjetër nuk bëhet e ditur se ku ka ndërruar jetë, veçse policia njofton se mjeku përgjegjës ka konstatuar se është pa shenja jete.

“Prishtinë 11-12.07.2022. Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me këtë rast po ashtu është konsultuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/