LAJMI I FUNDIT:

Dy udhëheqës të lartë talebanë ‘zhduken nga publiku’ – lindin pyetjen nëse të dy janë gjallë

Dy udhëheqës të lartë talebanë ‘zhduken nga publiku’ – lindin pyetjen nëse të dy janë gjallë

Dy udhëheqës të lartë talebanë janë zhdukur nga publiku, duke bërë që disa afganë të pyesin nëse janë gjallë udhëheqësi suprem i grupit dhe zëvendëskryeministri i ri.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i lartë taleban, Mullah Haibatullah Akhundzada, nuk është parë në publik një muaj pasi militantët morën kontrollin e Afganistanit. Një zëdhënës megjithatë ka mohuar pretendimet për vdekjen e tij.


Mulla Abdul Ghani Baradar, një nga fytyrat më të njohura të talebanëve gjithashtu është zhdukur. Pyetjet në lidhje me mirëqenien e shefit të zyrës politike dhe figurës kryesore në bisedimet e paqes filluan të shtohen pasi ai nuk u pa në publik për disa ditë.

Ka pasur pretendime në Kabul se ai ishte vrarë ose plagosur rëndë në një fjalosje me një figurë tjetër të lartë talebanë gjatë një debati se di duhet të ndahen ministritë e Afganistanit.

Përpjekjet zyrtare të hënën për të shpërndarë thashethemet duket se e thelluan misterin.

Talebanët publikuan fotografi të një shënimi të shkruar me dorë nga një prej deputetëve të Baradarit që thoshte se ky i fundit ishte në Kandahar, më pas ndanë një mesazh audio që pretendohet të jetë nga Baradar.

Mungesa e një video ngriti më shumë pyetje tek afganët pasi talebanët nuk janë më një grup kryengritës që fshihen, dhe fytyra e Baradarit është e njohur për shkak të rolit të tij ndërkombëtar.

Zëdhënësi Suhail Shaheen i mohoi thashethemet në rrjetin social Twitter.

“Mullah Bradar, zëvendëskryeministër, i shtetit Emirati Islamik i Afganistanit, hodhi poshtë të gjitha pretendimet se ishte vrarë ose plagosur në një përleshje përmes një mesazhi zanor. Ai thotë se janë gënjeshtra dhe krejtësisht të pabaza”, shkroi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori