LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prizren
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se të mërkurën, rreth orës 12:30 në Prizren, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohen dhe njëherësh të arrestohen dy persona të dyshuar L. P. dhe D. A., të cilët ishin në kërkim policor.


Personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer më 18 korrik 2018 në Prizren.

Dyshohet se këta persona kanë kryer veprën penale duke ia marrë çantën e krahut viktimës femër shqiptare dhe të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës në çantë kishte telefonin e markës Samsung, kuletën së bashku me dokumentet dhe para të gatshme.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit të tyre njëri është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personit tjetër me urdhër të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori