LAJMI I FUNDIT:

“Na falni Tom dhe Rita”

“Na falni Tom dhe Rita”

Dy tabloidë amerikanë u detyruan t’i kërkonin falje aktorit të famshëm hollivudian, Tom Hanks, si dhe gruas së tij, Rita Wilson, pasi shkruajtën se ata ishin në prag të shkurorëzimit për shkak të ndjenjave të Hanksit për Meg Ryan ose Felicity Jones.

“The National Enquirer” dhe “Star Magazine”, të dyja në pronësi të “American Media Inc.”, lëshuan deklarata, ndryshuan artikujt e tyre “online” dhe do të përgënjeshtrojnë pretendimet edhe në versionin e shtypur.


Hanks dhe Wilson, të martuar prej 28 vitesh, thanë përmes një deklarate se në të kaluarën kanë qeshur me historitë e tabloidëve për ndarjet e tyre të rremë, pasi siç thonë, ato ishin shumë larg realitetit. Por në prag të përvjetorit të tyre të 29, çifti thotë se nuk mund t’i durojë më gënjeshtrat, duke qenë se konsideron martesën si themelin e familjes.

Kur Tom Hanks ndalon vrapin dhe “të prish” fotografitë e dasmës (Video)
Lexo po ashtu Kur Tom Hanks ndalon vrapin dhe “të prish” fotografitë e dasmës (Video)

Hanks ka aktruar në krah të Meg Ryan në filma të viteve ’90, të tilla si “Sleepless in Seattle” dhe “You’ve Got Mail”. Ndërsa aktorja britanike Felicity Jones është bashkëprotagonistja e tij në filmin e ri “Inferno”.

“Nuk duhej të raportonim se Tom Hanks kishte ndonjë lidhje përtej miqësisë me Meg Ryan, apo se ai dhe Rita Wilson po divorcoheshin”, thotë “National Enquirer” në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Në botimin e 10 tetorit, media publikoi një artikull ku pretendonte se martesa 400 milionë dollarëshe e aktorëve po merrte fund, për shkak të dashurisë së Hanks për Ryan. Ndërsa “Star” kërkoi falje për numrin e 3 tetorit, ku pretendonte një lidhje të mundshme të Hanksit me Felicity Jones dhe paralajmëronte divorcin e çiftit. /Telegrafo/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori