LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur për dy raste të dhunës në familje në Prishtinë.

Në njërin rast është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër.


“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Kurse në rastin e dytë, i dyshuari gjendet në arrati.

“Ankuesja femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj i dyshuari mashkull. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/