LAJMI I FUNDIT:

Dy raste të deportimeve në Britani të Madhe dhe rasti i Kosovës

Dy raste të deportimeve në Britani të Madhe dhe rasti i Kosovës

Nuk është vetëm Kosova ajo që ka deportuar qytetarë të huaj në mënyrë të paligjshme. Ka edhe raste tjera ku qeveritë evropiane kanë vepruar apo kanë tentuar të veprojnë në këtë mënyrë.

Më poshtë po i paraqes dy shembuj që kanë ndodhur në Britani të Madhe dhe arsyet që u kanë paraprirë këtyre rasteve. Njëri është tentim për deportim kurse tjetri, në një mënyrë, mund të merret edhe si deportim.


Në mars të vitit 1996, Ministria e Brendshme e Qeverisë britanike ia refuzoi kërkesën për azil Muhamed al Masarit. Masari ishte një disident i njohur saudit, i cili e udhëhiqte organizatën e quajtur ‘Committee for the Defence of Legitimate Rights’ (Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave Legjitime) që vepronte në Londër. Masari u dërgonte ambasadave, mediave dhe personaliteteve britanike informata me faks ku bënte me dije për veprimet jodemokratike të regjimit saudit nga i cili kishte ikur pasi ishte burgosur dhe torturuar. Ky ishte i tërë aktiviteti i tij politik atëherë në Londër. Dhe, kjo ishte arsyeja që Ministria e Brendshme ia refuzoi Masarit kërkesën për azil dhe ishte bërë gati ta deportonte në shtetin e tij ku e kërkonte regjimi.

Veprimet e Masarit kanë qenë tërësisht të ligjshme, por Qeveria britanike shqetësohej pa masë. Madje, zyrtarët britanikë deklaruan haptas se do ta deportonin për shkak se nuk ishin të gatshëm që t’i rrezikonin marrëdhëniet me Arabinë Saudite për shkak të një njeriu, i cili tekefundit ishte qytetar saudit. Qeveria britanike me këtë veprim i mbronte marrëdhëniet ekonomike me Arabinë Saudite, të cilat kishin vlerë qindra miliarda e ndoshta edhe biliona funte. Kjo shumë e parave vinte kryesisht nga shitja e armatimit britanik në Arabi Saudite. Si rezultat, dhjetëra mijëra punëtorë britanikë dhe një pjesë e madhe e teknologjisë varej, siç varet edhe sot, nga eksporti i armëve në Arabinë Saudite.

Përkundër shumës marramendëse të parave që mundësonin kontratat lukrative, opinioni publik u revoltua shumë nga akti i qeverisë konservatore të John Majorit. Çështja shkoi në gjykatë e cila vendosi që Masari nuk duhej kurrsesi të kthehej në vendin e tij pasi që aty mungonte demokracia dhe si rezultat policia dhe gjykatat e mbronin shtetin saudit. Në këtë rast Masari do të torturohej dhe do të dënohej pa faj.

Opinioni britanik, pra mediat, organizatat joqeveritare dhe personalitetet e mbrojtën pa kusht Masarin. Për këtë arsye Qeveria qe detyruar të hiqte dorë nga ankesat që do ta çonin Masarin në deportim. Megjithatë, Masari, i cili më vonë merr shtetësinë britanike, nuk doli edhe aq demokrat. Para disa viteve u akuzua se kishte organizuar atentat ndaj mbretit saudit dhe se kishte përkrahur dhe nxitur sulmet vetëvrasëse të fundamentalistëve islamikë. Megjithatë, tërë atë që bëri qeveria britanike ishte mbyllja e ueb-faqes së tij.

Një rast tjetër është i vitit 2004 kur sekretar i ministrisë së brendshme ishte Jack Straw në Qeverinë e Tony Blairit. Shërbimi sekret britanik e kishte penguar një disident libian që të kërkonte azil politik në Britani të Madhe. Disidenti libian, i quajtur Belhaxh, së bashku me gruan e tij, me ndihmën e MI6-shit qe dorëzuar në duart e regjimit diktatorial të Gaddafit. Edhepse Belhaxh nuk e kishte shkelur tokën britanike, opinioni publik britanik bëri zhurmë të madhe dhe e cilësoi këtë akt si ta paligjshëm. Siç doli më vonë në shesh, Belhaxhi qe dorëzuar si kundërshpërblim që ofroi Qeveria e Tony Blairit për kontratat lukrative që mori nga Gaddafi për kompaninë e naftës BP, por edhe për disa kontrata tjera që kapnin shumë astronomike të parave që do të përfundonin në duart e britanikëve.

Në këto dy raste, Qeveria britanike e ka shkelur ligjin dhe nuk i ka respektuar as të drejtat e njeriut. Ky veprim është bëre me qëllim të përfitimit të madh ekonomik të shtetit britanik.

Sidoqoftë, cila është arsyeja që fshihet pas aktit të paligjshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova? A ekziston këtu ‘arsyeja’ për mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës? Çka mbron Kosova me këtë rast kur dihet që bilanci tregtar me Turqinë është tejet negativ për Kosovën. Me fjalë tjera, fituesi ekonomik në raport me Kosovën është Turqia. Pse pra janë shkel ligjet edhe pse nuk ekziston asgjë pozitive për Kosovën në këtë rast? Pse në këtë rast çështja nuk shkoi në gjykatë siç e kërkon ligji?

Çfarëdo hulumtimi do të përfundonte me rezultat që do të fliste për përfitime personale të dikujt në majën e pushtetit të Kosovës.

Deportimi i shtetasve turq, pa dyshim, është shpërblim për ndonjë favor që ka ndodhur apo premtim për ndonjë të ardhshëm. Në të dy rastet, në prapavijë qëndron mbrojtja e ndonjë vepre korruptive nga e cila gjithsesi fiton regjimi i Erdoganit, kurse në Kosovë ‘fiton’ vetëm një individ i cili pa dyshim quhet Hashim Thaçi.

Pra, në rastin e Kosovës nuk është mbrojtur ekonomia, ligji, qytetari e as shteti. Përkundrazi, shteti i cili ka vepruar në dobi të një personi, është dëmtuar shumë.

Në trend

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori