Dy gra dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kërcënuar një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30, në Prizren.


Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të dy të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një boks të hekurt dhe dy thika.

"Është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje e kanë kërcënuar viktimën femër kosovare.Gjatë kontrollit te dy të dyshuarat janë gjetur dhe konfiskuar një boks të hekurt dhe dy thika. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt", thuhet në raport. /Telegrafi/