Vjedhje e rëndë në Ferizaj, merret kasaforta me para, pistoleta e dokumente

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes së rëndë në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur më 1 qershor, në ora 02:52.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kanë depërtuar në objektin e tij dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, një pistoletë për të cilën kishte leje valide dhe dokumente të firmës”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë











































