Dy personave në Prishtinë i gjenden thikë, elektroshok e narkotikë, dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit tek dy të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një elektroshok, një sasi substancë e dyshuar narkotike, si dhe mjete të punës.
Rasti ka ndodhur më 1 qershor, në ora 05:14.
“Prishtinë/01.06.2026 - 05:14. Gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një elektroshok, një sasi substancë e dyshuar narkotike, si dhe mjete të punës”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
57 minuta më parë










































