Një person ka raportuar se derisa ka qenë në një aheng familjar dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili me një mjetë të fortë – gur i kishte dëmtuar veturën.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00 në Zubin Potok.


Tutje bëhet e ditur se sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar në veturë është e konsiderueshme.

“Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kanë qenë në një aheng familjar, dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili me një mjetë të fort- guri, i kishte dëmtuar edhe veturën. Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar në veturë është e konsiderueshme.Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raport. /Telegrafi/