LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Dy gjigantët italianë vihen pas Edon Zhegrovës, garë e nxehtë na pret në verë

Anësori i Lilles, Edon Zhegrova, më herët ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenali, ndërsa tani ai shfaqet si objektiv i verës për Napolin dhe Milanin.

Reklama

Të dy gjigantët e Serisë A janë në kërkim të një anësori të ri sulmues. Zhegrova, me kontratë me Lille deri në qershor 2026, është ndër objektivat e tyre, sipas mediave në Itali.

Il Corriere dello Sport shkruan se 24-vjeçari është ndër kandidatët e Napolit për të zëvendësuar Hirving Lozano, i cili mund të largohet nga Stadio Maradona në verë, pasi disa klube të Ligës Premier dhe Ligue 1 janë të interesuara për nënshkrimin e meksikanit.

Gazeta pretendon se Napoli dhe Lille janë në marrëdhënie të mira, por kjo nuk do të thotë se kampionët e Serisë A do të kenë trajtim preferencial në garën për kosovarin.

Për më tepër, prioriteti i Napolit është të gjejë një mesfushor të ri qendror dhe Lazar Samardzic i Udineses është opsioni i tyre i preferuar për të zëvendësuar potencialisht Piotr Zielinski.

Napoli lëviz për transferimet e verës, Edon Zhegrova një nga përforcimet e para
Lexo po ashtu Napoli lëviz për transferimet e verës, Edon Zhegrova një nga përforcimet e para

Në anën tjetër edhe Milani i ka vënë sytë edhe Zhegrovës dhe siq shkruan Tuttosport, anësori i talentuar është në agjendën e kuqezinjve së bashku me Adama Traoren, Riccardo Orsolinin, Hakim Ziyechin dhe Nicolo Zaniolon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës - çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Ndërkombëtare
Broja i emocionuar me rikthimin në fushë pas nëntë muajve

Broja i emocionuar me rikthimin në fushë pas nëntë muajve

Premier League
Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 3-1 Real Madrid, zhgënjen Vazquez

La Liga
Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Pochettino u dërgon mesazh pronarëve të Chelseat pas disfatës nga Aston Villa

Premier League
Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Humbja ndaj Newcastle shënon rekord të zi për Sheffieldin

Premier League
Kalo në kategori