LAJMI I FUNDIT:

Dy emra të mëdhenj po shkëlqejnë me gola në Ligën e Parë: Mevlan Zeka dhe Betim Haxhimusa si top shënues po i inkuadrojnë në Superligë skuadrat e tyre

Dy emra të mëdhenj po shkëlqejnë me gola në Ligën e Parë: Mevlan Zeka dhe Betim Haxhimusa si top shënues po i inkuadrojnë në Superligë skuadrat e tyre

Futbolli kosovar është futur në javët e fundit për përfundimin e sezonit 2023/24 si në Superligë, ashtu edhe në dy grupet e Ligës së Parë.

Jo vetëm në elitën e futbollit kosovar Albi Mall Superligë, por edhe në dy grupet e Ligës së Parë gara është mjaftë interesante si për inkuadrim në elitën ashtu edhe për mbijetesë.


Suhareka po kryeson Grupin A me 50 pikë pas 24 ndeshjeve të zhvilluara, pesë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Trepça ’89.

Ndërkohë në krye të Grupit B është Ferizaj me 54 pikë, tre më shumë se Prishtina e Re që ndodhet në vendin e dytë.

Suhareka dhe Ferizaj janë në krye të dy grupeve falë edhe shkëlqimit të dy sulmuesve me përvojë të madhe në futbollin kosovar si Mevlan Zeka dhe Betim Haxhimusa.

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve – rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë, grupet A dhe B
Lexo po ashtu Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve – rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë, grupet A dhe B

Zeka po kryeson listën e golashënuesve në Grupin A me 16 gola, derisa në Grupin B listën e top shënuesve e kryeson Betim Haxhimusa me 14 sosh.

Dy sulmues që kanë lënë gjurmë në shumë skuadra të Superligës në të kaluarën, tani kanë kapur për dore skuadrat e tyre aktuale dhe po i inkuadrojnë në elitë.

Zeka: Nuk e prisja që Liga e Parë të jetë kaq e vështirë

Mevlan Zeka ka qenë fantastik këtë edicion me Suahrekën në Ligën e Parë. Pak kush e priste që Zeka pas një sezoni fantastik me Gjilanin të shkonte në Ligën e Parë, por oferta e Suharekës ishte e parefuzueshme.

Ai ka thënë se pranoi t’i bashkohej Suharekës pasi i pëlqeu projekti i klubit dhe dëshironte që ta sfidonte vetën.

“Kur kam biseduar me drejtuesit e klubit kam kuptuar se bëhet fjalë për një klub serioz, me një projekt shumë të mirë dhe kjo ishte arsyeja që pranova të nënshkruaja me Suharekës edhe pse kishte oferta të shumta nga Superliga”, thotë fillimisht sulmuesi gjakovar.

Ai i ka shënuar 16 gola në Grupin A, ku ka realizuar ndaj secilës skuadër të këtij grupi.

Megjithatë Zeka thotë se nuk e ka pritur që Liga e Parë është kaq e vështirë, derisa shtoi se synimi i vetëm është inkuadrimi i Suharekës në elitën e futbollit kosovar.

“Ka 10 vite që nuk kam luajtur në Ligën e Parë dhe nuk e prisja që të jetë kaq vështirë. Në Grupin tonë ka skuadra të mëdha si Vëllaznimi, Drenica, Trepça ’89 e të tjera dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të shënohet ky numër i golave”.

“Gjithsesi për golat dua t’i falënderoj edhe bashkëlojtarët e mi sepse pa ndihmën e tyre nuk do të arriheshin”, tha Zeka për Telegrafin.

“Qëllimi i vetëm i klubit është inkuadrimi në Superligë dhe jemi në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund dhe ta kompletojmë misionin tonë që është hyrja në elitën e futbollit kosovar”, u shpreh sulmuesi gjakovar i Suharekës.

Standings provided by Sofascore

Haxhimusa: Kënaqësi që golat e mi po e rikthejnë Ferizajn në Superligë

Ferizaj është një nga skuadrat më të organizuara në Kosovë së bashku me Suharekën që bëjnë gara në Ligën e Parë.

Ferizajasit u befasuan në barazh vitin e kaluar kur ranë në Ligën e Parë, derisa klubi u mobilizua menjëherë për tu rikthyer në elitë.

Ylli kryesor i ‘Ujqve’ këtë vit është Betim Haxhimusa, sulmuesi ferizajas që vendosi t’i qëndroj besnik skuadrës së qytetit për ta ndihmuar të rikthehet në elitë.

32-vjeçari ka shënuar 13 gola këtë edicion dhe e veçanta është se asnjë nga ta nuk i ka realizuar nga penalltitë.

10 fitore radhazi, askush si Ferizaj në futbollin kosovar - 'Ujqit' me hapa të sigurt drejt rikthimit në Superligë
Lexo po ashtu 10 fitore radhazi, askush si Ferizaj në futbollin kosovar - 'Ujqit' me hapa të sigurt drejt rikthimit në Superligë

“Jam shumë i lumtur me formën që po kaloj si personale ashtu edhe me formën e skuadrës”, thotë fillimisht Haxhimusa.

Ish-sulmuesi i Dritës, Gjilanit dhe Prishtinës thotë se nuk do të mund t’i shënonte këta gola pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij.

“Sigurisht që pa ndihmën e bashkëlojtarëve nuk do të arrihej ku numër i golave. Për mua e rëndësishme është gjithmonë që skuadra të fitoj dhe pak rëndësi ka nëse shënoj unë apo ndonjë shok i skuadrës”.

“Gjithsesi jam i lumtur me atë që kam treguar në fushë deri më tani dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë formë deri në fund të sezonit”, tha Haxhimusa.

Në Grupin B kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund dhe Ferizajt i mjafton vetëm edhe një fitore për të siguruar matematikisht rikthimin në elitë, pasi në xhiron e fundit ndeshjen ndaj Vllaznisë e kanë të fituar me rezultat zyrtar 3-0 pas përjashtimit të kësaj skuadre nga liga.

“Kemi edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund, ku na mjafton një fitore dhe do të jemi matematikisht në Superligë. Jemi të fokusuar të gjithë që ta marrim këtë fitore në ndeshjen e ardhshme për ta rikthyer klubin aty ku e ka vendin”.

“Largimi nga Superliga nuk ka qenë i lehtë, por drejtuesit e klubit në krye me presidentin Lulzim Abazi janë mobilizuar shpejt për ta formuar një skuadër të fortë dhe konkurruese për tu rikthyer në elitë”.

“Për mua si djalë i qytetit ka qenë obligim t’i qëndroj besnik Ferizajt për ta ndihmuar t’i arrijë objektivat”, përfundoi Betim Haxhimusa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Interi e konsideron transferimin e yllit të Real Madridit

Interi e konsideron transferimin e yllit të Real Madridit

Serie A
Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Gjermania publikon listën për Euro 2024, Nagelsmann lë jashtë katër lojtarë të mëdhenj

Përfaqësueset
Trajneri 31-vjeçar amerikan, Hurzeler inkuadron ekipin e tij në Bundesligë

Trajneri 31-vjeçar amerikan, Hurzeler inkuadron ekipin e tij në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i yllit të Kosovës shihet si favorit për të marrë drejtimin e Milanit

Trajneri i yllit të Kosovës shihet si favorit për të marrë drejtimin e Milanit

Serie A
“Do të punoj 100%”, Klopp tregon se çfarë do të ndodhë për të pas largimit nga Liverpooli

“Do të punoj 100%”, Klopp tregon se çfarë do të ndodhë për të pas largimit nga Liverpooli

Ndërkombëtare
Ringjallja e KF Trepçës, shpaloset plani i donatorëve të rinj

Ringjallja e KF Trepçës, shpaloset plani i donatorëve të rinj

Liga e Parë
Kalo në kategori