LAJMI I FUNDIT:

Dy balerinët e Trupës së Baletit të Kosovës që i bashkoi profesioni

Dy balerinët e Trupës së Baletit të Kosovës që i bashkoi profesioni

Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë së  bashku. Jo vetëm pse ata janë burrë e grua, por sepse ndajnë edhe të njëjtin profesion.

Vlora Prizreni dhe Sead Vuniqi, të cilët janë pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës, janë edhe bashkëshortë, të cilët i bashkoi ky profesion.


“Ditën e parë kam ardhur për të shikuar shfaqjen e Trupës së Baletit të Kosovës. Kam qenë ulur dhe në një moment kanë ardhur disa nxënës dhe të gjithë më folën përpos Seadit. Ai ka ardhur me një palë trenerka të gjëra dhe nuk mu afrua me grupin. Mami ishte aty dhe më tha, ai nuk të ka folur hiq. Unë i thashë ani se ai qenka i veçantë. Pas një kohe, dolëm në pauzë dhe Seadi mu afrua mu prezantua jam Sead Vuniqi. Më bëri shumë përshtypje pse nuk më ka folur më herët. Një tip kur nuk me flet më tërheq disi (qesh)”.

“…Filluam të bëhemi shumë shokë të ngushtë. Prindërit nuk i kam pasur në Kosovë, dhe Seadi më ka mbështet shumë në atë kohë. Shoqëria vazhdoi deri në një moment deri kur kuptuam se e duam njëri tjetrin dhe ëndrra u realizua. E pranuam njëri tjetrin dhe tash i kemi dy fëmijë dhe jemi shumë të lumtur”, rrëfen për RTV Dukagjinin historinë e dashurisë balerina Vlora Prizreni.

Është marrë me balet që nga mosha gjashtë vjeçare. Tashmë janë bërë  22 vite që ajo e praktikon atë.  Vlora Prizreni , ishte kthyer nga Sarajeva, pa e ditur që një ditë, do të ishte pjesë e Trupës së Baletit të Kosovës dhe po aty do ta gjente dashurinë e jetës.

Ajo ka thënë se të jesh çdo ditë në të njëjtën punë bashkë me bashkëshortin ka të mirat por edhe vështirësitë e veta.

“Është shumë vështirë sepse nuk kemi orar të punës. Ne vijmë në punë në ora 9:00 dhe fillojmë punë rreth orës 10:00, por asnjëherë nuk e dimë kur përfundojmë punën. Në këtë mënyrë fëmija në shumicën e kohës janë pa ne. Edhe pse nëna ime ose e Seadit kujdesen për ta, fëmijët kanë më së shumti nevojë për mua si nënë. Përparësitë janë që asnjëherë nuk mërzitesh, nuk e ndien veten e dëshpëruar, gjithmonë e ke përkrahjen e partnerit”, shton më tej Vlora Prizreni.

Seadi, është që nga viti 2006 pjesë e baletit. Ai ka thënë se përvojat më të mira në këtë profesion, kanë qenë kur pjesë e tyre ishte bërë edhe Vlora.

“Në fillim e kam menduar gjithçka ndryshe, por tjetër gjë na ka dalë. Në fillim duke mësuar bashkë me Vlorën, por tash vijmë gjithmonë bashkë në punë dhe diskutojmë gjithçka rreth punës. Kur Vlora nuk ka qenë këtu, kam ndier mungesën e saj. Ja dalim shumë mirë dhe gjithçka shkon mirë rreth punës”, thotë balerini Sead Vuniqi.

Së bashku kanë qenë tashmë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale.  Ata kanë thënë se baleti më shumë se profesion, është një dëshirë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori