Dy aktorë nga shfaqja e Netflix “The Chosen One” u vranë në një aksident me makinë që la të plagosur gjashtë të tjerë në Meksikë pasi furgonët e tyre u përmbysën pranë gadishullit Baja në Kaliforni.

Aktorët Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar janë raportuar të vdekur nga Departamenti i Kulturës në Baja, sipas Independent.

Gjashtë të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, gjithashtu kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet shkalla e plagëve të tyre.

Furgoni i tyre dyshohet se u rrëzua pranë Mulege, në një zonë të shkretëtirës, ​​ndërsa grupi po udhëtonte mes atje dhe Santa Rosalia, ku po filmohej shfaqja.

Aktorët ishin duke filmuar një shfaqje që përqendrohej rreth një djali 12-vjeçar, i cili zbulon se është ardhja e dytë e Krishtit, shkruan DailyMail.

Është i bazuar në një libër komik nga Mark Millar dhe artisti Peter Gross dhe ekuipazhi filloi xhirimet në prill, sipas Comicbook.

Nuk ka asnjë publikim për serialin dhe është e paqartë se si Netflix do të vazhdojë përpara me xhirimet e shfaqjes.

Në anë tjetër, nga përfaqësuese të Netflix akoma nuk është komentuar publikisht aksidentin. /Telegrafi/