LAJMI I FUNDIT:

Duterte shkon në Vatikan t’i kërkojë Papës falje

Duterte shkon në Vatikan t’i kërkojë Papës falje

Presidenti i sapo zgjedhur i Filipineve, Rodrigo Duterte, planifikon ta vizitojë Vatikanin në mënyrë që personalisht t’i kërkojë falje Papa Franceskut për shkak se e kishte fyer.

Duterte, që një kohë të gjatë ishte kryetar i Davao, e kishte kritikuar Papën për shkak të bllokimit të trafikut me rastin e vizitës së tij në Manila duke e quajtur “bir kurve”.


Duterte ka thënë se dëshiron të shkojë në Vatikan “për t’u sqaruar dhe për të kërkuar falje nga ai”, transmeton AFP.

Megjithatë, Duterte ka deklaruar se do të fillojë “luftë të përgjakshme” kundër kriminelëve dhe do të luftojë korrupsionin në vend për gjashtë muaj.