LAJMI I FUNDIT:

Dushi është më i mirë për largimin e depresionit sesa ushtrimet fizike

Dushi është më i mirë për largimin e depresionit sesa ushtrimet fizike

Depresioni është sëmundje e vështirë dhe komplekse e shëndetit mendor dhe i prek miliona njerëz anë e mbanë botës.

Trajtimet për depresion vijnë në shumë forma, duke përfshirë terapitë, medikamentet apo kombinimin e të dyjave, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, një studim thotë se dushi i nxehtë mund të jetë një mjet tjetër i vogël për t’ia shtuar arsenalit tuaj anti-depresion.

Sipas studimit, futja në një dush me ujë të nxehtë për 30 minuta mund të jetë po aq fitimprurëse sa ushtrimet fizike për largimin e efekteve depresive.

Sa i përket asaj se përse kjo metodë mund të funksionojë, ekspertët kanë shpjeguar se mund të ketë të bëjë me ritmin cirkadian të trupit, apo siç njihet ndryshe si ora e brendshme e trupit, e cila gjithashtu ndikon edhe në rregullim të temperaturës.

Ndonjëherë njerëzit që kanë depresion mund të kenë ritme të çrregullta cirkadiane.

Sidoqoftë, duke e rritur rregullisht temperaturën e trupit, ata mund ta përmirësojnë ritmin cirkadian dhe t’i lehtësojnë simptomat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori