LAJMI I FUNDIT:

Duron përgëzon Ballkanin për fitoren ndaj Feronikelit

Duron përgëzon Ballkanin për fitoren ndaj Feronikelit

Feronikeli është mposhtur në javën e 20-të të Superligës së Kosovës nga Ballakni me rezultat 1-0.

Skuadra nga Theranda i mori tri pikë të arta, për t’ rrëmbyer sërish vendin e parë në elitën e futbollit kosovar.

Trajneri i Niklit, Klodian Duro ka thënë pas ndeshjes se Ballkani fitoi me meritë, pasi luftuan deri në fund për pikët e plota, me skuadrën e tij që duhet të përmirësohet më shumë.

“Ballkani e meritoi fitoren, pasi që insistoi shumë për ta arritur atë dhe kur një skuadër na mposht në këtë mënyrë unë jam i pari që i zgjas dorën dh mendoj se Ballkani është njëra nga skuadrat më të forta me të cilat jemi përballur deri më tani”, deklaroi fillimisht ai për “Art Sport”.

“Duhet theksoj se kjo është mënyra e vetme se si futbolli kosovar duhet të përparoje, do të thotë janë këto ndeshje”.

“Pjesa tjetër ti lënë llafet nëpër shtëpi, apo kafene dhe të flasin më mirë për futboll. Ne patëm shumë raste për të shënuar dhe sikur ta bënim një gjë të tillë n do ta dërgonim ndeshjen atje ku ne dëshironim”.

“Pranuam një gol në fundin e ndeshjes, e cila ndoshta dhemb më shumë, por kemi ende për t’u përmirësuar”, përfundoi Duro.

Feronikeli është në vendin e gjashtë me 24 pikë dhe në këtë edicion duket se do të luftojnë për mesin e tabelës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori