LAJMI I FUNDIT:

Duma: Projektbuxheti i Qeverisë, antisocial

Duma: Projektbuxheti i Qeverisë, antisocial

Deputetja e PD-së, Grida Duma e ka cilësuar projekt-buxhetin për vitin 2019, të propozuar nga mazhoranca si anti-social, që godet më të pamundurit.

“Buxheti antisocial 2019 godet profesionistët me taksim gjobitës në paga, godet më të varfrit në ndihmën ekonomike dhe në pagën minimale, mohon borxhin historik të të përndjekurve politikë dhe favorizon një pakicë shërbyesish të pushtetit. Buxheti i Rilindjes godet më të pamundurit. Nga 103 mijë familje, sot marrin ndihmë ekonomike rreth 80 mijë. Këta dhe të tjerët mbahen peng I një skeme të fshehtë pikësimi për t’i përdorur si peng vote”, deklaroi Duma.


Sipas saj, Shqipëria është e fundit në rajon për pensionet, pasi Buxheti i indekson pensionet me rreth 2% ndërsa çmimet janë rritur deri në 42%.

Grida Duma është ndalur tek fondi i përcaktuar për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, për të cilin ajo thekson se do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare

“Buxheti 2019 i përgjysmon fondet për shtresën e ish të përndjekurve politikë nga 20 milionë dollarë në 10 milionë dollarë. Me këtë ritëm do të duhen 3 dekada për të shlyer faturën financiare”, u shpreh ajo.

Në përgjigje të Buxhetit anti-social, siç e quan ajo pr/buxhetin e vitit 2019, Grida Duma është ndalur tek alternativa ekonomike që ofron PD, duke theksuar veçanërisht taksimin e sheshtë.

“Programi i PD me taksimin e sheshtë, çlirimin e ekonomisë nga interesat e pakicës kundër shumicës i jep zgjidhjes sfidës më të madhe të 30 viteve të fundit, shkretimin e vendit dhe plakjen e popullsisë nga ikja e profesionistëve dhe më të aftëve”, u shpreh Duma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori