LAJMI I FUNDIT:

Dulgarian: Mitsotakis do ta bllokojë Shkupin, aq sa do ta lejojnë NATO dhe BE

Dulgarian: Mitsotakis do ta bllokojë Shkupin, aq sa do ta lejojnë NATO dhe BE

Presioni i paralajmëruar mbi Maqedoninë e Veriut nga ana e qeverisë së re greke të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis do të varet nga ajo sa do ta lejojnë NATO-ja dhe BE-ja, duke pasur parasysh se të dyja aleancat dëshirojnë pranim të shpejtë dhe të papenguar të vendit, vlerëson analisti amerikan Jack Dulgarian në tekstin autorial për “Neoskosmos”.

Dulgarian në analizën me titull “Çfarë mund të presë Amerika nga politika e jashtme e Qeverisë së re greke”, thekson se me Marrëveshjen e Prespës Athina i ka dhënë fund “për shumë të huaj kontesti rivial me Shkupin” rreth Maqedonisë, emër dhe territor që ishin me rëndësi qendrore për nacionalizmin grek që nga formimi i shtetit kombëtar modern grek.


Autori i tekstit përkujton se pas fitores të zgjedhjeve të paradokohshme, Micotakis paralajmëroi se do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por se do të kryejë presion mbi Shkupin rreth përdorimit të termit “maqedonas” në kulturë, gjuhë dhe prodhimet.

“Por, presioni që mund të përdoret është përkufizuar në atë që do ta lejojnë NATO-ja dhe BE-ja, të cilët dëshirojnë shpejt dhe pa pengesë ta përfshijnë Maqedoninë e Veriut në të dyja aleatet”, thekson Dulgarin.

Sipas autorit, edhe banorët në Greqinë veriore në shumicë të madhe në zgjedhje kanë votuar për partinë e tij Demokracia e Re të pakënaqur nga çështja me emrin me Shkupin, Mitsotakis e di se popullariteti i tij në të ardhmen absolutisht do të varet nga ajo nëse do të ketë sukses të sigurojë rritje ekonomike të vendit.

Dulgarian ka diplomuar në Fakultetin për politika qeveritare dhe publike në Universitetin në Arizonë. Ai është autor i hulumtimit të pavarur për politika dhe strategji të jashtme të partive politike në Greqi, ndërsa ka punuar edhe në organizata humanitare për ndihmë të refugjatëve në Athinë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori