Prezantuesja Bora Zemani është një prej personazheve shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shkëlqeu së fundmi me paraqitjen e saj në eventin e modës të stilistit Valdrin Sahiti, e veshur me një fustan plot xixa i cili e bënte të dukej mjaft tërheqëse.

Edhe makijazhi dhe flokët e saj ishin rregulluar në mënyrë të përsosur, duke e bërë atë një prej femrave më joshëse të mbrëmjes.

Bora Zemani në eventin e Valdrin Sahitit (Foto: Bora Zemani/Instagram)

Në këtë mbrëmje, Zemani dukjen ia kishte besuar parukierit Kaci dhe grimeres Sellma, ku kjo e fundit ka sjell për ndjekësit e saj në rrjetet sociale një videot nga prapaskenat e realizimit të makijazhit.

Në videon në fjalë, Bora nuk ka hezituar të shfaqet pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale, si dhe ndryshimin në dukje që nga fillimi e deri në përfundim të makijazhit.

Dukja e Bora Zemani pa makijazh (Foto: Sellma Kasumoviç/Instagram)

Dhe Bora duket mjaft bukur dhe tërheqëse edhe pa makijazh, gjersa një dorë e konturave e bënë atë të duket edhe më atraktive.

Moderatorja e njohur shpesh është komentuar për ndryshimet e saj të mëdha në dukje, që nga fillimet e saj e deri më tani. /Telegrafi/