LAJMI I FUNDIT:

Duket e çuditshme, por ja pse ndoshta keni pasur një “sulm lumturie” para gjumit

Duket e çuditshme, por ja pse ndoshta keni pasur një “sulm lumturie” para gjumit
Oviedo, Spain. A couple in a hotel room.

Sa nga ju e përjetojnë atë momentin tipik, kur pas një dite të lodhshme dhe të ngarkuar me punë, ju strukeni në çarçafët e bardhë të krevatit, për t’u ndjerë ngrohtë dhe rehat, pasi ndiheni thjesht të rraskapitur

Ndjenja e lehtësimit shkon përtej këtij perceptimi, që ekspertët e quajnë “sulm lumturie” dhe është një nga trendet e fundit që po qarkullon në TikTok.


Në fakt, është diçka e lezetshme të mendosh sesa njerëz përjetojnë një sulm të tillë kur shtrihen në shtrat, por çfarë e shkakton atë dhe pse ne të gjithë e bëjmë?

Ekspertja e gjumit, Shelby Harris, njëherësh drejtoreshë e një linje të dedikuar për këto çështje, tregon se një sulm lumturie është një ndjenjë gëzimi që ju pushton kur shkoni në shtrat.

Duket e çuditshme të kesh një reagim të tillë, por ka një shpjegim të thjeshtë: “Të kesh një ‘sulm lumturie’ ose të ndihesh vërtet i/e lumtur kur shkon në shtrat në fund të ditës ndodh sepse më në fund është koha për t’u qetësuar. Pra, mbaroi zyrtarisht dita dhe është koha për t’u çlodhur,” thotë ajo për Bustle.

getty

Shtrati jep një ndjenjë sigurie dhe kjo mund të shtojë edhe doza kënaqësie, veçanërisht nëse keni qenë të stresuar. “Është një koncept personal, por i ndjerë nga shumë njerëz, se koha e gjumit është e barabartë me lumturinë dhe relaksin”, thotë Harris.

Në TikTok, shumë njerëz thonë se përjetojnë sulme më të forta lumturie edhe kur janë keq nga ana shpirtërore. Sulmet e lumturisë mund të jenë të forta pasi keni një ditë të ngarkuar, kështu që nëse ndodh që të flini më mirë atë natë, mund të jetë vetëm sepse keni qenë vërtet të rraskapitur.

Si mund të flini pak orë dhe, kur të zgjoheni - ndjeheni energjik dhe produktiv
Lexo po ashtu Si mund të flini pak orë dhe, kur të zgjoheni - ndjeheni energjik dhe produktiv

A është kjo vërtet një përvojë universale?

Është e vështirë të thuhet nëse të gjithë përjetojnë apo jo sulme lumturie, apo nëse të gjithë i përjetojnë në të njëjtën mënyrë, por sipas Harris, shumë njerëz mund të lidhen me ndjenjën e lehtësimit që vjen me të shkuarit në shtrat pas një dite të gjatë plot angazhime., citon Anabel.

Ashtu si shumë nga përvojat që nxjerr TikTok, kur zbulon se nuk je i/e vetmja që buzëqesh dhe rrotullohesh në shtrat e lehtësuar, kjo është një ndjesi që duket se të lidh me shumë persona të tjerë të huaj virtualisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori