LAJMI I FUNDIT:

Duke mos rrezikuar në asnjë çast, Real Madridi kualifikohet në çerekfinale

Duke mos rrezikuar në asnjë çast, Real Madridi kualifikohet në çerekfinale
(Foto: Getty Images)

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-1 si mysafir i Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe pas takimit në Parc de Princes, kualifikohen tutje me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.

(Foto: Getty Images)

Raphael Varane, Sergio Ramos dhe Karim Benzema patën shanset për Mbretërit në pjesën e parë, ndërsa Kylian Mbappe pati një mundësi për parisienët. Sidoqoftë, gjysma e parë përfundoi pa gola.

Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Los Blancos e shënuan golin e epërsisë. Marco Asensio shkoi përpara nga ana e majtë dhe e gjeti shumë mirë në krah, Lucas Vazquezin, i cili harkoi në zonë për Cristiano Ronaldon dhe portugezi e nguliti me kokë topin në rrjetë (52′).

Pak minuta më pas (66′), Marco Verratti mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

(Foto: Getty Images)

Vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 71-të, kur pas një goditje me kokë të Javier Pastores, topi u devijua dhe shkoi në rrjetë.

Sidoqoftë, meqë në asnjë çast, Reali nuk donte ta rrezikojë kualifikimin, e shënoi edhe golin e dytë. Një aksion i filluar nga Ronaldo, bëri që Casemiro të dilte në shans të mirë dhe ai realizoi (80′).

(Foto: Getty Images)

Real Madridi do ta presë kundërshtarin nga shorti për çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe së bashku me Liverpoolin janë dy skuadrat e para që vazhdojnë tutje.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini do të fokusohet për ta fituar titullin e Ligue 1 dhe kupat franceze në të cilat merr pjesë.

Rikujtojmë se në këtë ndeshje nuk ishte i pranishëm Neymar, i cili do të mungojë një kohë të gjatë për shkak të një frakture në ashtin metatarsal të këmbës së djathtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HBswtdzWQZM&feature=youtu.be&a=

https://twitter.com/JogaBonito_USA/status/971135303011459073

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori