Njeriu që ka një meritë të padiskutueshme në rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në ecurinë e jashtëzakonshme të ekipit përfaqësues, shprehet krenar për arritjen dhe e ndan suksesin me të gjithë aktorët.

“Sot jemi vendi i 22-të në botë. Jam shumë i lumtur me këtë arritje të futbollit tonë. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, lojtarët dhe tifozët. Ky sukses na takon të gjithëve. Krenar me këtë kombëtare. Urime të gjithëve”, mbyllej mesazhi i publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.


Pavarësisht disa humbjeve, Shqipëria nuk është më alternativë që futbollistët nuk e marrin në konsideratë. Nëpërmjet punës serioze, është bërë i mundur afrimi i shumë yjeve, si Mavraj, Xhaka, Gashi, Lenjani e Ajeti, që kanë rritur konkurrencën dhe cilësinë në Kombëtare.

Merita është e padiskutueshme edhe në projektin e nisur me trajnerin Gianni De Biasi. Zgjedhja rezultoi e goditur për stolin kuqezi, ndërsa rinovimi i kontratës se italianit me pasaportë shqiptare ishte rrjedhë logjike e punës dhe rezultateve të arritura. Shqipëria sot feston një sukses të jashtëzakonshëm, që i takon të gjithëve.  /Telegrafi/

telegrafi sport app