Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka bërë publike një deklaratë në orët e mbrëmjes së të hënës në nisoje të përgatitjeve të skuadrës sonë kombëtare.
Nisur nga qejfmbetjet e disa lojtarëve që nuk ishin pjesë e listës, Duka thotë se “dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetem pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin”.
Sipas Dukës çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndërronte për të pasur një vend në Euro.
“Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”. Por unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje ekskluzive të tij dhe të stafit teknik”, thotë Duka.
Kreu i FSHF-së thotë se mori shkas për të reaguar për të falënderuar përpara shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë.
“Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme. Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve”, shkruan Duka.
Duka e mbyll duke konfirmuar se respekton zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin ka vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?