LAJMI I FUNDIT:

DualUp i LG – detaje rreth monitorit “të çuditshëm, por praktik për të kryer punë”

DualUp i LG – detaje rreth monitorit “të çuditshëm, por praktik për të kryer punë”

Nuk ka mungesa të monitorëve ultra të gjerë, por që monitori i LG me 27.6 inç dhe çmim 684 euro është ultra i lartë.

Është një monitor bazik me USB-C por veçantia e tij është se ai është më i lartë dhe jo më i gjerë se të tjerët, dhe përmasat e tij janë 16:18.


Në fjalë të tjera është si të vendosësh dy monitorë 21.5 inç QHD mbi njëri-tjetrin.

Dhe nuk jeni të vetmit nëse do të keni ndjenja të çuditshme kur e shihni DualUp-in pë herë të parë, transmeton Telegrafi.

Si një telefon ose ekran i lartë i laptopit, DualUp ju mundëson që të shihni më shumë pa pasur nevojë që të lëvizni shumë drejtuesin lartë e poshtë.

Me vetëm një kompjuter të lidhur, mund të shihni më shumë dritare të hapura në një sistem rrjeti të ngjashëm me atë të Brady Bunch, se sa në një monitor të zakonshëm me ekran të gjerë.

Një monitor DualUp mund të zëvendësojë dy monitorë me madhësi prej 16:9.

Nga The VergeThe Verge shkruajnë se kanë pasur mundësimë që t’i testojnë dy monitorë DualUp të vendosura krahpërkrahë me njëri-tjetrin, dhe thonë se ata nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë të tërë hapësirën.

Dizajni i DualUp ndihmon në zgjidhjen e disa prej rrëmujave dhe mban të gjithë përmbajtjen brenda kornizave të saj, dhe e gjitha kjo vlenë duke e parë çmimin prej 684 eurove. /Telegrafi/