Dua Lipa sot vjen me klip të ri
Dua Lipa sot do të vijë me videoklipin e saj më të ri.
“Last dance” titullohet kënga, të cilën këngëtarja shqiptare që ka arritur të depërtojë fuqishëm në skenën ndërkombëtare e publikoi ditë më parë vetëm në versionin audio, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja ka paralajmëruar se këtë këngë e ka realizuar me videoklip, realizimi i të cilit ka përfunduar dhe pritet të publikohet sot.
Kujtojmë se premiera botërore e këtij projekti u bë në Radio BBC one./Telegrafi/.
Nga
Telegrafi
18/02/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































