Dua Lipa sjellë “himnin” e ri të dashurisë (Video)

Këngëtarja, e cila po bën karrierë në Britani të Madhe, ka publikuar edhe një videoklip.
Dua Lipa ka debutuar në tregun e muzikës me një këngë të re me një video kolor, pasi që deri më tani jemi mësuar që këngëtaren ta shohim në videot bardhë e zi.
“New Love” titullohet projekti i Duas, e cila është prodhuar nga Lana Del Rey dhe FKA Twigs në bashkëpunim me Emile Hayne dhe Andrew Wyatt, mund të quhet himni i ri i dashurisë, transmeton Telegrafi.
“’New Love’”mund të tingëllojë si një përrallë klasike e dashurisë së njëanshme”, tha Dua Lipa për Fader.
Ndryshe, këngëtarja 19-vjeçare është duke punuar për albumin e saj të parë, ku raportohet se Lipa ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj, të tillë, si Greg Wells që ka bashkëpunuar me Adele dhe Katy Perry, Emile Haynie (Bruno Mars, Lana Del Rey), Andrew Wyatt (Sky Ferreira, Charli XCX) and Kid Harpoon (Florence Welch, Jessie Ware). /Telegrafi/



















































