Superylli shqiptar me famë në botë, Dua Lipa, po shkëlqen në secilën paraqitje të saj.

Ajo së fundmi ka nënshkruar një kontratë të madhe me brendin kozemtik, MAC Cosmetics.


dua 1 2 4 Dua zgjodhi një veshje me bluz të kaltër dhe mini fund me vija të bardha e të kuqe në koncertin e mbajtur në Atlanta. 

Ajo është shfaqur në një foto tej mase e bukur, ku potencon se ka ndihmuar brendi kozmetik në shenjë promovimi të tij.

“Jam shumë e kënaqur që të ndaj me ju atë që kam punuar tash e sa kohë me Mac Cosmetics. Nuk mund të pres që ju të keni gisht në linjën e re timen”, u shpreh Dua.

Duket se këngëtarja nga Prishtina po lanson linjën e saj me brendin kozmetik të njohur në gjithë botën, në një tjetër sukses të saj.

Dua aktualisht po zhvillon turneun e saj botëror në Amerikë.

Së fundmi ajo lansoi këngën “Scared to be Lonely” në bashkëpunim me Martin Garrix. /Telegrafi/