Emra të famshëm botërorë kanë udhëtuar këto ditë drejt Mlanos për Javën e Modës atje.

Dhe Dua Lipa u sigurua që ajo ishte në mesin e tyre ndërsa shëtiste nëpër qytetin italian të enjten, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një triko të gjelbër për fëmijë me grafitë të ndryshme dhe xhinse të gjera për një shëtitje të relaksuar.

du1

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete ngjyrë blu dhe të bardhë dhe një çantë shumëngjyrëshe, ndërsa në vesh mbante një palë vathë të mëdhenj prej ari.

Bukuroshja zeshkane i kishte lidhur flokët e saj të errëta në stilin bistek.

du2

Ylli me prejardhje nga Kosova u sigurua që të vendoste sigurinë në radhë të parë, pasi ajo kishte vënë një maskë rozë në fytyrë ndërsa dilte jashtë.

Ndërsa nuk kalon kohë duke bërë muzikë ose duke marrë pjesë në javë të ndryshme të modës, Dua ka qenë e zënë edhe me xhirimet e filmit të ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

du3

Xhirimet për filmin e Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

Dua do të luajë së bashku me: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O'Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin me yje, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores Ellie Conway. /Telegrafi/

du4