LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa njofton data të reja në turneun e “Future Nostalgia”, në Zelandën e Re

Dua Lipa njofton data të reja në turneun e “Future Nostalgia”, në Zelandën e Re

Ylli i popit, Dua Lipa ka njoftuar se një shfaqje e re i është shtuar pjesës së Zelandës së Re në turneun e saj të “Future Nostalgia 2022”.

Tifozët e Kiwi-t ishin të shpejt për të marrë biletat për koncertin e saj të parë në Aarkland’s Spark Arena më 2 nëntor, i cili u shit të enjten, me një shfaqje të dytë tani të konfirmuar në të njëjtin vend për 3 nëntor. Biletat do të dalin në shitje në orën 11:00 të 27 shtatorit, shkruan Stuff.co.nz.

“Jam shumë e emocionuar që do të sjell turneun tim botëror në Zelandën e Re. Ka kaluar shumë kohë, por ju premtoj, do të kemi një festë të madhe”, ka shkruar 26-vjeçarja.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja do të mbaj turneun në Australi dhe Zelandën e Re me një mori këngësh të suksesshme, albume të shitura, çmime ndërkombëtare dhe mirënjohje për emrin e saj.

Albumi i saj i dytë në studio “Future Nostalgia (2020) ka mbizotëruar në valët e transmetimit në Zelandën e Re. Albumi i saj është platin i dyfishtë dhe mbetet në Top 10 pas jo më pak se 77 javësh.

Për më tepër, bashkëpunimi i Dua Lipa me Sir Elton John “Cold Heart” aktualisht është ndër “Top 10”, në pozitë e pestë.

Albumi debutues i 26-vjeçares ka 80 milionë shitje në mbarë botën, dhe videoja për hitin e saj të suksesshëm New Rules e bëri atë artisten më të re femër solo që arriti një miliard shikime në YouTube.

Dua Lipa është artistja më e dëgjuar britanike në Spotify në nivel global dhe artistja më e dëgjuar femër në platformë. Ajo gjithashtu ka shijuar performancën më të gjatë të tre këngëve në top 10-ën britanike nga një artiste femër që nga viti 1955 dhe albumi ka kaluar 26 javë në 10 -ta më të mira që nga publikimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori