LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me një tjetër postim tregon krenarinë e saj që Kosova zgjodhi Vjosa Osmanin si presidente të vendit

Dua Lipa me një tjetër postim tregon krenarinë e saj që Kosova zgjodhi Vjosa Osmanin si presidente të vendit
Fotomontazh: Dua Lipa/Instagram/Ridvan Slivova/Telegrafi

Të dielën është zgjedhur Presidentja e Gjashtë e Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriu.

Ky lajm është mirëpritur nga shqiptarë të shumtë anë e kënd globit, teksa zgjedhja e presidentes mori jehonë edhe në mediat botërore.


Faqja e famshme në Instagram, Vice World News, i ka dedikuar një shkrim Vjosa Osmanit në Instagram, ku ndër të tjerash ka cekur faktin që ajo është një nga të paktat femra presidente në botë, dhe ndër më të rejat në moshë.

“Presidentja e re e Kosovës ka marrë detyrën këtë javë, duke u bërë jo vetëm kreu i shtetit më i ri i vendit, por edhe një nga më të rinjtë në botë. Avokati reformiste 38-vjeçare Vjosa Osmani-Sadriu tashmë po shërbente si president e përkohshme pas dorëheqjes së Hashim Thaçit vitin e kaluar për t’u përballur me akuza për krime kundër njerëzimit”, thuhet ndër të tjerash në postimin e Vice World News.

E një postim i tillë i ka rënë në sy edhe këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Me të parë këtë, Dua vendosi që ta rishpërndajë këtë postim me 64 milionë ndjekësit e saj në InstaStory.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Krenare, krenare, krenare”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, teksa vetëm pak ditë më parë kishte bërë edhe një tjetër postim publik ku i uronte përzemërsisht zgjedhjen presidente Osmani-Sadriut.

Dua e ka treguar disa herë se është feministe dhe iu gëzohet sukseseve të tilla nga femrat. Madje, kujtojmë që hiti më i madh në karrierën e saj, “New Rules”, shquhet si një himn fuqizues për femrat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori